Bota

Varianti britanik shpërthen në Veriun e Italisë

Varianti britanik i koronavirusit ka shpërthyer në Italinë veriore, ndërsa ekspertët kanë bërë thirrje për “vëmendje të veçantë për t’i kushtuar përhapjes së llojeve të reja mutante”.

Më 24 janar, 24 persona, studentë dhe mësues, dolën pozitivë për variantin britanik në qytetin e Cortzano, në të cilin jetojnë 1,400 banorë.

Autoritetet shëndetësore kryen një test analitik të koronavirusit mbi 189 persona të tjerë, kontakte të rasteve, nga të cilat 139 rezultuan pozitive me Covid-19.

Institucioni shëndetësor Gimbe paralajmëroi sot se vendi fqinj po përballet sërish me rritje të rasteve në Itali dhe për shkak të varianteve të reja.

“Krahasuar me javën e kaluar, ne po shohim një rritje në numrin e rasteve të reja në nëntë provinca,” tha Gimbe. “Këto indikacione na shtyjnë të monitorojmë me vëmendje të veçantë përhapjen e varianteve të reja,” shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë