Politike

Varhelyi mesazh politikës: Kushtetuesja, gati para Konferencës së Parë Ndërqeveritare

Komisioneri i BE për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi i është drejtuar politikës shqiptare me një thirrje të fortë që të mbështesin pa vonesa procesin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një mesazhi në Twitter, Oliver Varhelyi shkruan se e mirëpret hapjen e vakancave për në Gjykatën Kushtetuese dhe plotësimin e saj si një kërkesë thelbësore e Këshilit Europian para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

https://twitter.com/OliverVarhelyi/status/1309116311335833603?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1309116311335833603%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fkomisioneri-varhelyi-mesazh-te-forte-politikes-kushtetuesja-gati-para-konferences-se-pare-nderqeveritare%2F

“Mirëpres hapjen e procedurave të aplikimit për 2 vakancat për në Gjykatën Kushtetuese. Është thelbësore që të gjitha autoritetet ta mbështesin këtë proces pa vonesë. Kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian. Të ketë përfundime para Konferencës së Parë Ndërqeveritare. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit”, shkruan ai në Twitter.

Hapja e dy vakancave nga Kuvendi dhe Presidenca u përshëndet në Tiranë nga Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila ftoi edhe juristët që të bëhen pjesë e garës.

“Falenderoj Presidentin Ilir Meta dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi për rishpalljen e vakancave për Gjykatën Kushtetuese. Shpresojmë që juristët do t’i përgjigjen kësaj ftese të rëndësishme dhe t’i shërbejnë vendit të tyre. Le ta çojmë përpara drejtësinë”, shkruan ajo.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1309143688128454657

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë