Moti

Vapa iku me gushtin, fundi i javës na sjell vjeshtën

I nxehti Afrikan gradualisht po tërhiqet nga territori i Shqipërisë. Dita e sotme ka sjelle vranësira dhe reshje shiu të pjesshme në formën e stuhive. Temperaturat kanë pësuar rënie. Dita e Martë do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësira ku në juglindje do të ketë reshje shiu.
Zonat malore 14-28 gradë celsius.
Zonat e ulëta 18-35 gradë celsius.
Zonat bregdetare 20-31 gradë celsius.
Por do të jetë fundjava e cila do të sjellë vjeshtën në vendin tonë. Parashikohen masa ajri të ftohta nga Europa veriore, të cilat do të sjellin reshje shiu intensive në të gjithë vendin dhe rënie të konsiderueshme të temperaturave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë