Drejtësia

Vangjush Dako mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon ish-kryebashkiakun e Durrësit

Gazeta Si - Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e "arrestit në burg" për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, duke refuzuar rekursin për një masë më të lehtë sigurisë.

Ndërkohë ish-kryebashkiaku i Durrësit mbahet në qeli prej muajit qershor, pasi akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre.

Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

E para, ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Gjithsej, bashkë me Dakon, u lëshuan 10 urdhër-arreste, 6 prej të cilave u ekzekutuan nga policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë