Motosport

Valteri Botas në rrezik, Mercedesi mendon që tani për Xhorxh Rusell

Një Mercedes në stilin e Red Bull-it. Nga Anglia dhe konkretisht nga “Daily Mail”, vjen lajmi si piloti finlandez Valteri Botas mund të zëvendësohet para se të mbyllet sezoni aktual nga Xhorxh Rusell.

Botas nuk e ka filluar mirë këtë Botëror dhe Toto Volf, një nga drejtuesit më të rëndësishëm të Mercedesit, po mendon që tani për lëvizjen e bujshme, pasi kërkon që në krah të Ljuis Hemilton të jetë një pilot më kompetitiv, i aftë për t’i rrëmbyer pikë Maks Vershtapenit, pilotit holandez të Red Bull-it, që është rivali kryesor i kampionit në fuqi për këtë sezon.

Botas dhe Rusell. Gazeta Si, 5 maj 2021

Për momentin nuk ka asnjë prononcim nga vetë protagonistët në lidhje me këtë lajm. Nëse do të ndodhte vërtet që Botas të linte Mercedesin gjatë sezonit, do të ishte vërtet një surprizë e pakëndshme për të. Finlandezi është në dyshim, por situata mund të përmbyset gjatë garave të ardhshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë