Ne rrjet

Vala e katërt e Covid 19 në Europë dhe SHBA, pse infektimet vazhdojnë të rriten

Mjafton të shikoni hartën botërore të infeksioneve (këtu), për të kuptuar se vala e katërt po përqendrohet në mënyrë dramatike në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, dy zonat e botës ku vaksinimet vazhdojnë me ritme të shpejta.

Duket një paradoks, por shifrat flasin vetë. Shtetet e Bashkuara: afro 600 mijë raste të reja në javë, me mbi 8 mijë vdekje (60% e popullsisë e vaksinuar me cikël të plotë); Evropa: mbi 2 milionë raste të reja në javë, me 28 mijë vdekje (65% e popullsisë e vaksinuar me cikël të plotë); Afrikë: 10 mijë infeksione të reja në javë me rreth 500 vdekje (6% e popullsisë e vaksinuar me cikël të plotë); Azia Juglindore: 152 mijë raste në javë me 3 mijë vdekje (28% e popullsisë e vaksinuar me cikël të plotë).

Të dhënat - në lidhje me 15 ditët e para të nëntorit - vijnë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe nga Qendrat Afrikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Një rreth vicioz

Vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka paralajmëruar se Evropa është kthyer në epiqendrën e pandemisë (veçanërisht vendet e Lindjes) dhe se 500,000 njerëz mund të vdesin nga Covid në muajt e ardhshëm. Në javën e parë të nëntorit, krahasuar me javën e fundit të tetorit, në Evropë ka pasur një rritje prej 10% të vdekjeve dhe 7% të infeksioneve të reja.

Çfarë po ndodh? Variablat janë të shumtë: në hemisferën veriore, temperaturat po bien dhe dihet që me të ftohtin rritet edhe qarkullimi i virusit. Për më tepër, Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja janë zona ku lëvizshmëria e njerëzve është intensive. Dhe pastaj është çështja e të pavaksinuarve.

Austria ka vendosur një bllokim të synuar, vetëm për ata mbi 12 vjeç që nuk e kanë marrë vaksinën. “Qëllimi im është të bindë të pavaksinuarit që të vaksinohen, jo t’i bllokojë, - tha kancelari austriak, Alexander Schallenberg. -. Në terma afatgjatë, e vetmja rrugëdalje nga ky rreth vicioz në të cilin gjendemi, është vaksinimi”.

Vende të tjera evropiane po mendojnë për kufizime të mundshme ndaj personave të pavaksinuar, në Itali po kërkohet leja e gjelbër (dhe me sa duket për një kohë të gjatë), e cila, megjithatë, nuk pengon lirinë e lëvizjes për të pavaksinuarit, përderisa ata i nënshtrohen një tamponi çdo 48 orë (të shpejtë) ose 72 orë (molekulare). Për më tepër, janë ngritur dyshime për lëshimin e certifikimit të shpejtë të tamponit dhe qeveria ka njoftuar se rregullat do të rishikohen në Krishtlindje.

Rregulla më të rrepta

Në Itali 45.5 milionë njerëz kanë përfunduar ciklin e vaksinimit. Janë 14.5 milionë të pavaksinuar (përfshirë fëmijët nën 12 vjeç për të cilët ende nuk është miratuar vaksina). Një hendek i madh për qarkullimin e virusit. Dhe nëse mendojmë se Italia është një nga vendet europiane që po ecën më shpejt në fushatën e vaksinimit, llogaritë janë bërë shpejt. Rregullat e reja në Austri, përbëjnë "një reduktim masiv të kontakteve midis të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve", tha për BBC, Eva Schernhammer, profesoreshë e mjekësisë në Universitetin e Vjenës.

Në Gjermani, qeveria e re ka shpallur rregulla më të rrepta kundër personave të pavaksinuar, për shembull ekzekutimin e detyrueshëm të një tamponi përpara se të udhëtoni në transportin publik. Linja britanike është kundër, pavarësisht rritjes së infeksioneve: në vend që të vendosen kufizime (nuk ka më detyrimin për të mbajtur maskë), fokusi është në përshpejtimin e fushatës së vaksinimit, me doza të treta të ofruara për të gjithë mbi 40 vjeç.

Europa Lindore

Në Francë, ku infeksionet e reja ditore janë dyfishuar në krahasim me fillimin e tetorit (nga rreth 4 mijë, në mbi 8 mijë), është rifutur detyrimi për të mbajtur maskë në shkollat ​​fillore dhe qeveria po shqyrton kufizime të reja. Personat mbi 65 vjeç, duke filluar nga 15 dhjetori, do të marrin lejen e gjelbër vetëm nëse marrin dozën e tretë të vaksinës.

Greqia ka ndaluar njerëzit e pavaksinuar të os hyjnë në shërbimet publike dhe dyqanet. Situata në Evropën Lindore është tragjike. Rumania (ku vetëm 34% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar), ka shkallën më të lartë të vdekjeve për frymë në botë nga Covid. Në Bullgari spitalet janë plot. Rusia dhe Ukraina, të cilat kanë përqindje vaksinimi nën 50%, kanë vendosur disa kufizime.

Portugalia dhe Spanja

Përjashtim bëjnë vendet, ku pothuajse e gjithë popullata është vaksinuar. Portugalia (me 90% të vaksinuar) në fillim të tetorit zbuti rregullat për lejen shëndetësore, duke hequr shumë kufizime në lidhje me Covidin. Në Spanjë, e cila ka arritur një shkallë vaksinimi prej 80%, nuk kërkohet certifikata shëndetësore.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë