Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi sot Administratën e Ushqimeve dhe Ilaçeve (FDA), që shtyu, me qëllim, punën për vaksinën e koronavirusit, në mënyrë që të pengojë përpjekjet e tij për fitimin e zgjedhjeve.
Të hënën, kompania Pfizer deklaroi se vaksina e saj ka pasur 90% efekt në testime. Këto të dhëna, do të analizohen nga FDA që do të nisë edhe programin e vaksinimit masiv.
“FDA dhe demokratët nuk donin që të më jepnin fitoren e vaksinës, para zgjedhjeve, kështu që rezultatet dolën pesë ditë më vonë. Siç e kisha thënë prej kohësh”, shkroi Trump, në Facebook. “FDA duhet ta kishte shpallur më parë, jo për arsye politike, por për të shpëtuar jetë”.
Në një seri reagimesh, në Facebook, Trump tha gjithashtu që, “nëse president do të kishte qenë Joe Biden, vaksina nuk do të kishte dalë edhe për katër vite të tjera”.
Presidenti kishte thënë vazhdimisht se vaksina do të dilte para zgjedhjeve, por nuk ndodhi kështu. Pfizer kishte deklaruar më parë se do të mësonte që në tetor mbi rezultatet e testimeve të vaksinës së saj, por ndryshoi datën e shpalljes së rezultateve duke thënë që priste miratimin nga FDA për përdorim emergjent të vaksinës, në javën e tretë të nëntorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje