Ngjarje

Historike: Zbulohet vaksina e parë që ofron 90% mbrojtje nga Covid-19

Shkenca ka bërë sot një hap të jashtëzakonshëm në frenimin e pandemisë së koronavirusit, duke zbuluar një vaksinë që është 90% efektive. Vaksina kundër Covid-19 nga kandidati i Pfizer / BioNTech  ka rezultuar 90% efektive.

Zhvilluesit e vaksinës, kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech, thanë se “kjo është një ditë e madhe për shkencën dhe njerëzimin”.

Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe thuhet se nuk ka efekte anësore. Aktualisht, janë dhjetëra vaksina që kanë arritur fazat finale të testimit, por kjo është e para që tregon rezultate.

Ajo përdor injektimin e një pjese të kodit gjenetik të virusit, për të trajnuar sistemin imunitar.

Pak pas lajmit, një reagim i menjëhershëm erdhi nga presidenti Donald Trump, i cili përgëzoi kompanitë për arritjen historike.

“Aksionet tregtare po rriten, vaksina ka ardhur, dhe ka 90% efekt pozitiv, shkrua Trump në Twitter.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1325778096151203843?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1325778096151203843%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fvjen-reagimi-i-trump-pas-lajmit-per-vaksinen-efektive-kunder-covid-19%2F

Rregullatorët kishin deklaruar se do të miratonin një vaksinë që është vetëm 50% efektive, duke i siguruar mbrojtje personave që do  të vaksinoheshin, por sipas të dhënave vaksina ka treguar një performancë shumë më të mirë sesa shumica e ekspertëve kishin shpresuar.

Kompania gjithashtu ka deklaruar se vaksina nuk ka pasur efekte anësore serioze.

“Sot është një ditë historike për shkencën dhe njerëzimin. Grupi i parë i rezultateve nga prova jonë e vaksinës anti Covid në fazën 3 ka treguar se ka aftësi të parandalojë infektimin, ”tha Albert Bourla, drejtor i Pfizer.

“Ne ia kemi dalë të zhvillojmë një vaksinë kundër Covid-19 në një kohë kur bota ka më shumë nevojë për të, ku spitalet janë shumë pranë kolapsit dhe në kohën kur ekonomitë  po përpiqen të rihapen”

Vaksina është testuar në 43500 njerëz në 6 vende.

Mbledhja e të dhënave do të zgjasë deri në javën e tretë të nëntorit, ka deklaruar kompania. Të dhënat më pas do t’u dërgohen rregullatorëve për aprovim. Licencimi i shpejtë nënkupton se punonjësit e kujdesit shëndetësor do të vaksinohen deri në fund të vitit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë