Bota

BE porosit 300 milionë doza të vaksinës Pfizer

Lajmi për efektshmërinë e vaksinës së kompanisë Pfizer në bashkëpunim me BioNTech ishte një ndër më të priturit në këto momente të errëta që po kalon bota, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kjo arritje u përshëndet nga liderët e Bashkimit Europian, të cilët megjithatë kërkuan nga qytetarët që të mos ulin vigjilencën, duke theksuar se duhen muaj përpara se vaksina të dalë në treg.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi përmes një videoje në rrjetet sociale se BE do të firmosë një kontratë me Pfizer e BioNTech për të siguruar të paktën 300 milionë doza të vaksinës anti-Covid”.

Von der Leyen, gjithashtu, iu kërkoi qytetarëve që gjatë kësaj kohë të mbrohen dhe të zbatojnë protokollet elementare kundër Covid-19.

Vaksina kundër Covid-19 nga Pfizer / BioNTech  ka rezultuar 90% efektive.

Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe thuhet se nuk ka efekte anësore. Aktualisht, janë dhjetëra vaksina që kanë arritur fazat finale të testimit, por kjo është e para që tregon rezultate.

Ajo përdor injektimin e një pjese të kodit gjenetik të virusit, për të trajnuar sistemin imunitar. Kompania gjithashtu ka deklaruar se vaksina nuk ka pasur efekte anësore serioze.

“Sot është një ditë historike për shkencën dhe njerëzimin. Grupi i parë i rezultateve nga prova jonë e vaksinës anti Covid në fazën 3 ka treguar se ka aftësi të parandalojë infektimin, ”tha Albert Bourla, drejtor i Pfizer.

“Ne ia kemi dalë të zhvillojmë një vaksinë kundër Covid-19 në një kohë kur bota ka më shumë nevojë për të, ku spitalet janë shumë pranë kolapsit dhe në kohën kur ekonomitë  po përpiqen të rihapen”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë