Ne rrjet

Vaksina, liderët europianë sulmojnë kompanitë farmaceutike

Ndërkohë që rastet e konfirmuara të koronavirusit arritën në 100 milion në të gjithë botën dhe vdekjet i kaluan 2.1 milion, nuk ka dyshim se pandemia është në zhvillim e sipër, një vit pas shpërthimit fillestar në Kinë.

Kjo krizë dominoi siç pritej takimin e parë të liderëve europianë për vitin 2021, ku shumica e vendeve anëtare ngritën alarmin për shkurtimin e dozave të vaksinave në mënyrë të njëashme nga kompania farmaceutik Pfizer. Rënia e dozave të vaksinave të shpërndara në vendet e BE-së shkaktoi debat të nxehtë gjatë samitit, me shumë liderë europianë që nuk e fshehën zemërimin, duke thënë se BE ishte në mëshirën e Pfizer.

Shumë udhëheqës në të gjithë bllokun kanë premtuar marrjen e masave ligjore ndaj vonesave, ndërkohë që Franca dhe Gjermania po përpiqen të dalin me alternativa derisa prodhimi i vaksinave të kthehet në normalitet.

 Pas shumë diskutimeve dhe protestave nga liderët e vendeve të BE-së, Bruskeli zyrtar ka rënë dakort të marrë masa ligjore ndaj kompanisë nëse dorëzon në nurmin e vaksinave të përcaktuar në kontratë.

“BE po lë derën e hapur për veprime të mundshme ligjore kundër kompanive farmaceutike që kanë vonuar papritur shpërndarjen e vaksinave kundër Covid-19, ka thënë shefi i Këshillit Evropian Charles Michel.

Pfizer-BioNTech njoftoi javën e kaluar një muaj vonesë për dërgesat e saj në Europë duke thënë se fabrika e saj në Belgjikën Puurs duhej të azhurnohej në mënyrë që të rrisë kapacitetin e prodhimit në një periudhë afatmesme. Në mënyrë të ngjashme, farmaceutike britanike Astra Zeneca, vaksina e së cilës pritet të miratohet në BE në 29 janar, ka thënë se do të dërgojë një numër të reduktuar të dozave të para në Europë krahasuar me planin fillestar, duke shkaktuar zemërim në shumë kryeqytete të BE-së.

Kryeministri italian Giuseppe Conte sulmoi kompanitë e vaksinave duke thënë se vonesat në përbënin një shkelje serioze të kontratës. “Italia do të duhet të rimendojë të gjithë programin e saj të vaksinimit nëse problemet e furnizimit vazhdojnë”, tha kryeministri të shtunën, pasi Roma u detyrua të shkurtonte shpërndarjen ditore të vaksinave me më shumë se dy të tretat.

"Kjo është e papranueshme" tha Conte. "Plani ynë i vaksinimit ... është hartuar në bazë të premtimeve kontraktuale.  Vaksinimet në Itali janë ngadalësuar në 20,000-25,000 në ditë në krahasim me 90,000 vaksinime në ditë, rreth dy javë më parë.

Conte tha se vonesat e pritshme të vaksinës nga AstraZeneca ishin edhe më shqetësuese, duke shtuar se Italia do të merrte 3.4 milion doza në vend të 8 milion dozave të planifikuara në tremujorin e parë, duke shënuar kështu një ulje 60%.

BE ka rënë në vendin e gjashtë  në renditjen e vendeve bazuar në normat e mbulimit të vaksinimit, duke dhënë vetëm 1.2 doza doza për 100 persona. Vendi i parë në këtë renditje është Izraeli (38 doza për 100 persona), i ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe (22.5 doza për 100 persona), Bahreini (8.5 doza për 100 persona), Mbretëria e Bashkuar (8 doza për 100 persona) dhe SHBA me pesë doza për 100 persona.

BE ka porositur paraprakisht 300 milion doza nga Pfizer dhe kishte financuar me 100 milion euro kompaninë BioNTech, e cila krijoi vaksinën. Sidoqoftë, duket se AstraZeneca, e cila ka dorëzuar dosjen dhe po pret miratimin evropian të vaksinës së saj, gjithashtu do ta ketë të vështirë të përmbushë kontratën, duke dorëzuar në tremujorin e parë të vitit 2021 vetëm 40 milion doza, ndërsa BE po priste për 100 milion.

Padurimi i liderëve europianë për vaksinat është plotësisht i justifikuar, bazuar në të dhënat e  fundit se vaksina mund të mos ketë efektivit mbi variantet e reja të virusit që vijnë nga Anglia dhe Afrika e Jugut. Duke pasur parasysh sa ngjitës është varianti britanik, i cili duket se po shkakton edhe probleme më serioze shëndetësore dhe mund të ushtrojë presion mbi sistemet shëndetësore përmes një numri të madh rastesh, gjithnjë e më shumë vende po detyrohen të zgjasin bllokimet ose të shtrëngojnë masat kufizuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë