Shendet

Vaksina anti grip falas mjafton për vetëm gjysmën e përfituesve dhe mjekët e fshehin

"Unë doja të beja vaksinën se tani është kohë e keqe shumë dhe s’jam mirë me shëndet, po këtu  tek ne edhe ambulanca vetëm pak në mëngjes hapet dhe më pas rri e mbyllur . Nuk e bëra  dot vaksinën e gripit se nuk kishin,” tregon për Gazetën “Si” i 80 vjeçari H.L në fshatin Kosovë të Lushnjës.
Gazeta “Si” foli me disa banorë të kësaj zone dhe të gjithë thanë se për vaksinën e gripit kanë dëgjuar vetëm në televizor.
“Këtu tek ne vetëm tre gra të moshuara e kanë bërë vaksinën nga çfarë kemi dëgjuar, por ia kanë dërguar fëmijët nga jashtë, jo nga këtu,” tregon një tjetër banor.

Qendra shëndetësore e mbyllur gjatë gjithë ditës.


Popullësia në këtë zonë është kryesisht e plakur sepse të rinjtë kanë emigruar.
Përgjatë dy muajve të fundit, Ministrja e Shëndetsisë Manastirliu promovoi sa herë që mundte vaksinën anti girp falas për disa kategori qytetarësh. Madje  u zotua se do të zgjeronte moshat përfituese. Dhe ka të drejtë sepse sipas mjekëve vaksina antigrip do të ishte një parandalues i mirë për të mos mbi vedosur infeksionin nga gripi stinor me COVID-19, se në të kundërt shendeti i pacientëve do të rrezikohej shumë.
Duke i nisur nga ky intestiet premtimesh dhe lajmesh se disa kontigjente vaksinash anti grip kanë mbërritur menduam se rasti në Kosovë të Lushnjës mund të ishte i izoluar. Megjithatë ne krahasuam numrin e  personave që duhet të marrin vaksinën antigrip falas me vaksinat  e siguruara deri tani. Rezultati është tronditës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri tani Shqipëria ka 380 mijë doza të vaksinës së gripit, por numri i popullisisë që duhet ta përfitojë falas është  gati dy herë më i madh!! Thjesht dhe vetëm për kaq gati gjysëm së popullsisë ju është mohuar vaksina antigrip edhe pse me ligj duhet ta marrin falas. Ju është mohuar se nuk ka.

Nuk mund të mjaftojnë 380 mijë doza vaksinash, kur në vend ka rreth  420,036 persona që janë mbi moshën 65 vjeç.  Aq më pak për të përfituar edhe kategoritë e tjera.  Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se ka rreht 933 mijë  persona që janë pjesë e kategorive që duhet të marrin vaksinën falas. Gazeta "Si" kërkoi informacion pranë Ministrisë së Shëndetësisë për të sqaruar pjesën se vaksinat e gripit nuk mjaftojnë, por nuk ka asnjë përgjigje.
Diçka tjetër është edhe më shqetësuese. Mungesa e  vaksinës ka rritur korrupsionin dhe tarafinë.
Burime të sigurta në qendra shëndetësore të Gazetës “Si” në qytetin e Lushnjes, Lezhës, Tiranës (zonave periferike), Thumanës, Fierit dhe qyteteve të tjera, kanë treguar se vaksinat e gripit të cilat jo vetëm shkojnë në sasi të vogla, por merren nga stafi mjekësor për familjarët e tyre, duke lënë kështu pas personat e tjerë dhe duke anashkaluar planifikimin e marrjes së vaksinave.

Sasia e dozave të mbërritura në një nga qendrat shëndetësore ku Gazeta "Si" mori informacion.


“Mjekët dhe infermieret të cilët merren me dorëzimin e vaksinave, marrin për prindërit e për fëmijët, edhe nëse nuk janë pjesë e personave që përfitojnë vaksinën falas,” tregon një infermiere në qytetin e Lezhës.
Qytetarë të tjerë në periferi të Fierit, kanë treguar për Gazetën “Si” se sa herë që kërkojnë vaksinën e gripit mjekët në qendrat shëndetësore, iu thonë se nuk ka.
"Mamaja ime është e paralizuar dhe ka bronkit kronik, nuk lëviz dot për të pyetur për vaksinën e gripit që i duhet patjetër sepse një grip i thjeshtë mund t’i marrë edhe jetën. Kam ardhur 3 herë që pyes dhe më thonë nuk na ka ardhur gjë,” tregon T.C nga Patosi.
Sa rëndësi ka vaksina e gripit në pandeminë e Covid-19?
Ekspertët e shëndetit publik të huaj dhr në vendin tonë kanë shpjeguar se vaksina e gripit mund të krijojë antitrupa për rreth 1 vit për gripin. Më herët specialistët kanë njoftuar se vaksina e gripit e këtij viti përmban shtame të virusit Ah1N1, Ah2N3 si dhe të tipit B.
Sipas tyre vaksina është e rëndësishme sepse shmang mbivendosjen e infeksioneve tek qytetarët. Ndërkaq, në qershor OBSH dhe Komisioni Europian, rekomandoi se duhet të niste më parë vaksinimi këtë vit për shkak të pandemisë, por kjo nuk u zbatua në vendin tonë sepse vaksinat e gripit  jo vetëm që u nisën më me vonesë se sa vendet e tjera, por edhe tani shkojnë në qytete të ndryshme kohë pas kohe dhe jo sipas një kalendari të caktuar.
Tashmë në valën e madhe të pandemisë së Covid-19, është sqaruar shumë herë rëndësia e vaksinës së gripit. Prej fillimit të muajit shtator Ministria e Shëndetsisë deklaroi se do të kishte një strategji ndërkombëtare për vaksinimin e gripit, që do të  ndihmonte edhe  në mbrojtjen nga Covid-19, por strategjitë e mëdha siundër dhe fjalët  e mëdha kanë po aq probleme të mëdha në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë