Njerez

Vajza me tumor dhe babai në dritare, fotoja që na mëson rëndësinë e izolimit

Vajza po i nënshtrohet kimioterapisë, pasi u zbulua nëntorin e kaluar se kishte një tumor. Prindërit vendosën që mënyra më e mirë për ta mbrojtur atë nga virusi ishte ndarja.

Imazhi i një vajze katërvjeçare duke puthur babanë e saj përmes xhamit të një dritareje është bërë emblema e rëndësisë së izolimit në luftën kundër koronavirusit. Emri i saj është Mila Sneddon, ajo jeton me familjen e saj në Falkirk, Skoci dhe po i nënshtrohet kimioterapisë, pasi u zbulua në nëntorin e kaluar se kishte një tumor. Scott dhe Lynda, prindërit e saj vendosën që mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijën nga virusi do të ishte ndarja, duke shkuar për të jetuar në shtëpi të ndryshme. Në fakt, babai ka një punë që e sjell atë në kontakt me shumë njerëz, gjë që paraqet një rrezik shumë të madh për gjendjen e vajzës së tij. Tani ata janë parë vetëm në dritare ose në ‘FaceTime’. “Herët e para që Mila u hutua dhe më pyeti: “Po pse nuk mund të hyjë babi?”, thotë Lynda, e cila më pas arriti të shpjegojë se kjo situatë e çuditshme ishte vetëm për të mirën e saj. Ishte nëna që vendosi foton lëvizëse të përshëndetjes mes Mila dhe Scott në rrjet: imazhi u mor më 20 Mars dhe ka mbledhur 37,000 ndarje. “Shpresoj që historia jonë të ndihmojë për të kuptuar rëndësinë e qëndrimit në shtëpi, - shpjegoi Lynda, - për fat të keq ka shumë njerëz të rrezikuar si Mila që po rrezikojnë jetën e tyre”. Në fotot Scott Sneddon buzëqesh me vajzën e tij Mila, 4 vjeç, e cila lufton kundër kancerit. Familja jeton në Falkirk, Skoci.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë