Ne rrjet

Vajza e Putinit, 20 herë në Gjermani me vizë italiane dhe roje presidenciale

Gazeta Si - Një hetim i gazetës gjermane “Der Spiegel” në bashkëpunim me platformën ruse të hetimit “IStories”, raporton se Katerina Tikhonova, 35 vjeçe, shkencëtare, menaxhere, ish-balerinë akrobatike dhe vajza e Vladimir Putin, shkoi në Gjermani për vite me radhë.

Sipas së përjavshmes gjermane, ajo ka qëndruar disa herë në Bavari, në Mynih ose në liqenin e afërt, Tegernsee.

Deri më tani, asgjë e çuditshme. Ajo që thekson "Der Spiegel", është se prania e Tikhonovsa kaloi pa u vënë re nga shërbimet sekrete gjermane.

Gruaja, që nga viti 2015, do të kishte kaluar të paktën 20 herë në territorin gjerman dhe ka përdorur edhe një vizë Shengen të lëshuar nga Italia.

Arsyeja për udhëtimet e saj, duket e ka qenë një shok i saj gjerman, Igor Zelenskij, një balerin ekspert, që deri në prill 2022 drejtoi kompaninë profesionale “Bayrische Staatsballet”.

Në udhëtimet e saj në Gjermani, vajza e presidentit rus, do të shoqërohej nga një agjent i armatosur i gardës presidenciale ruse.

Sebastian Fiedler, deputet dhe anëtar i SPD-së, komentoi: “Rasti është një shembull i rëndësishëm i faktit se në dekadat e fundit ne nuk kemi zhvilluar asnjë strategji për të kundërshtuar agjentët rusë dhe aktivitetet e tyre. Dhe ne nuk mund të vazhdojmë kështu”.

Në fakt, si rregull, hyrjet në Gjermani regjistrohen dhe gjurmohen personat dhe fëmijët e drejtuesve të vendeve të tjera, vetëm kur zbulohet një pistë hetimore.

Ndërkohë, është “zbuluar” se vajza e Putinit udhëtoi shumë në Evropë në vitin 2019: në prill të atij viti ajo u shtua në “listën e zezë” të BE-së.

Në këtë mënyrë të gjitha dokumentet që gjurmojnë lëvizjet e Tikhnovës kanë rënë në dorë të shërbimeve sekrete.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë