Ne rrjet

Vagina jote është e hatashme, por jo opinionet e të tjerëve!

Kur isha në të njëzetat, mjeke e diplomuar asokohe, ende i lija partnerët e mi seksualë të besonin se ishin ekspertë në anatominë femërore, pavarësisht faktit se po studioja për t’u bërë obstetër-gjinekologe. Këta burra do të më thoshin gjëra që ishin të pavërteta dhe do të numëroja pllakat e tavanit, ndërkohë që ata kishin gërmuar në kutinë e gabuar postare, nëse e kuptoni përse e kam fjalën. Në vend që t’i korrigjoja, thjesht tundja kokën dhe shtirja pjesën time të orgazmave, sepse i jepja përparësi rehatisë së burrave, mbi kënaqësinë time seksuale.

Më zemëron fakti që shtirja e orgazmave për të kënaqur skenarin seksual të një mashkulli, nuk ka përfunduar ende në koshin e mbeturinave, të historisë së keqe. Studimet na tregojnë se më shumë se 67 përqind të grave që kanë përjetuar penetrim penil-vaginal kanë shtirur orgazma. Të gjitha për arsye dhimbshëm të njohura për mua: duke mos dashur të lëndojnë ndjenjat e partnerit mashkull, duke e ditur se nuk do të dëgjohem, për të ushqyer egon e tij apo thjesht se duan që seksi të mbarojë. Rrallëherë flasim hapur se çfarë nevojitet që, një grua të ketë një përvojë të mirë seksuale dhe shumë gra heteroseksuale, e mësojnë mekanikën e seksit dhe orgazmat femërore nga filmat (pjesa më e madhe e të cilëve janë shkruar, regjisuar dhe prodhuar nga ...burrat). Ajo që unë pëlqej ta quaj tre gjuajtjet e rutinës “penetrim- kafshim buze- harkim shpine”. Si të mos mjaftonte. Po tjetër, nga e mësojnë gratë mekanikën e seksit heteroseksual? Nga personi më pak i edukuar – një partner mashkull që, duke folur me statistika, me gjasa ka nxitur shumë orgazma të shtirura.

Duhet ta mbajmë patriarkalizmin jashtë dhomës së gjumit, po aq sa duhet ta mbajmë edhe jashtë mërzisë.

Më shumë se njëherë jam pyetur nga një partner mashkull që t’i tregoj se ku ndodhet klitori i partneres femër, gjatë një ekzaminimi gjinekologjik. Është bukur që ai interesohet, por gjithashtu mendoj: “Hajde tani, shoku, keni dhjetë vjet bashkë dhe më pyet mua?” Por, buzëqesh, i jap një leksion anatomie dhe i tregoj se ka qenë gjatë gjithë kohës me ekspertin e vendit. Nuk është çudi që barsoleta me burrat që nuk janë të zot të kërkojnë udhëzime, nuk vjetrohet kurrë për gratë. Që gratë t’u nënshtrohen burrave është mjaftueshëm xhindosëse, por edhe për pjesët më intime të tyre?!  Duhet ta mbajmë patriarkalizmin jashtë dhomës së gjumit, po aq sa duhet ta mbajmë edhe jashtë mërzisë. Shumë vite më parë, vendosa ta rimarr trupin tim dhe të pretendoj vetëbesimin. Këtë ia detyroja njëherazi viteve të arsimimit dhe të pranimit vetëm partnerëve të denjë meshkuj. Një burrë i interesuar vërtet në atë çka unë pëlqej.

Mësova se një bisedë e shëndetshme nis herët në takimin seksual dhe mund të përfshijë “Më thuaj çfarë bën punë tek ti!” Ose akoma më mirë: “Më trego ç’të pëlqen!” Nëse këto biseda do të kishin qenë shkurajuese apo të papranueshme për partnerin tim, epo, faleminderit, tjetri... Kur nisa të mendoj sesi gratë shpesh vinin në përparësi reagimet e tyre seksuale për të kënaqur meshkujt, pashë nga aspekti tjetër i gjinekologjisë, me këtë në mendje. Dhe kur e sheh çdo diskutim rreth trupit femëror nga perspektiva sesi përparon patriarkalizmi apo sesi i kënaq meshkujt, nuk mund të bësh sikur nuk e ke parë.

Merrni në konsideratë shkarkimin vaginal. Edhe pse mospërmbajtja urinare është problem shumë më i zakonshëm, është shkarkimi që i sjell gratë në konsultore, duke qarë. Është shkarkesë që, çon në atë që mund ta përshkruaj vetëm si sakatim vaginal, nëse i referohem artikujve të pakuptimtë rreth vaginës “dimërore” apo “verore”. Artikujt e menduar për të kapur në grackë frikën intime, rreth zonave intime – sikur vagina, një strukturë e brendshme që është në gjendje të përballojë gjakun menstrual dhe tendosjet dhe madje edhe çarjen për të lindur një foshnjë – është vazhdimisht një pikë ujë apo një palë mbathje të gabuara, larg katastrofës. Një apo dy mililitra shkarkimi normal – shenjë e një vagine të shëndetshme dhe prodhimi gjatë penetrimit është argumentueshëm gjë e mirë – është disi tabu, ndërsa burrat ejakulojnë, që del se e bëjnë nga i njëjti gyp me të cilin gjithashtu urinojnë, është shpesh i lartësuar, veçanërisht në pornografi.

Studimet na tregojnë se më shumë se 67 përqind të grave që kanë përjetuar penetrim penil-vaginal kanë shtirur orgazma

Pastaj është vetë anatomia. Gjithnjë e më shumë paciente pyesin nëse janë “normale”; gratë shqetësohen nëse vaginat e tyre janë “shumë të lëshuara” dhe se labia minora e tyre (buzët e brendshme) janë shumë të mëdha, për t’iu dukur tërheqëse një burri. Ekziston një mit qesharak se vaginat duhet të jenë tejet të ngushta për kënaqësi seksuale, që është justifikimi i procedurës rë rinimit, të ashtuquajtur,  vaginal. A thua sikur ngushtësia e virgjërisë është disi e dëshirueshme për gratë. Dhe çdo obstetri/ gjinekologu që njoh  i është kërkuar nga një burrë që ta qepë partneren e tij femër “sa më ngushtë”, pasi është hapur për të lindur fëmijën e tij. Ndonjëherë e kanë me shaka. Ndonjëherë jo. Gratë janë shumë të shqetësuara rreth labia minora (buzët e brendshme) që dalin mbi labia majora ( buzët e jashtme), sa po kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale, edhe pse pesëdhjetë përqind e grave janë ndërtuar ashtu. Ato kërkojnë reduktim labial, edhe pse labia minora është pjesa e trupit seksualisht përgjegjëse, që luan rol në orgazma. E imagjinoni dot një burrë që bën zvogëlim të penisit, që të duket më i paraqitshëm për partneren e tij femër apo të ngjajë më mirë me tutat e jogës?

Po, jam e inatosur me burrat. Ato që kam dëgjuar nga gratë që qajnë shpesh, rreth gjërave që u kanë thënë burrat – peshojnë më rëndë tek unë, ndërsa moshohem, sepse nuk do të ikin gjëkundi. Më bën të ndiej se ankthet po  rriten. Media Sociale luan rol në këtë: numri në rritje i platformave, ku gratë mund të jenë subjekt i standardeve të paarritshme dhe të pashëndetshme. Po njëlloj i poshtër është motivi i përfitimit të mundshëm: mjekët që përfitojnë financiarisht nga gratë që ndihen keq rreth anatomisë së tyre, kështu ato u nënshtrohen procedurave të panevojshme dhe të pastudiuara mirë. Dua që të gjitha gratë – heteroseksuale, gay apo biseksuale – ta dinë se kënaqësia e tyre seksuale është për ato vetë.

Edhe pse mund të ndahet, për një kohë shumë të gjatë kënaqësia seksuale e grave është përkufizuar nga pritshmëria e shoqërisë patriarkale. Nëse çdo burrë ( nga përvoja ime e të dëgjuarit, të gjykuarit e gjenitaleve të grave duket një tipar vetëm mashkullor) do të ndihej se është mjaftueshëm me fat, që të sheh të zhveshur,  të vetmet  pyetje që do të duhet të bënte janë “Si të... ?” dhe “Si ndodhi që pata kaq fat?!”

*Dr. Jen Gunter është mjeke obstetër/ gjinekologe në Kaliforni. Marrë nga The New York Times


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë