Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se stuhitë e borës kanë shkaktuar probleme në aksin Lezhë-Milot.
Forcat e Armatosura janë angazhuar për të ndihmuar në lehtësimin e situatës. Sipas një postimi të fundit në rrjetin social "Facebook" Ministria ka shkruar se një mjet çisternë i FA ka mbërritur për të furnizuar mjetet e mbetura pa karburant dhe trupat Komando po ndihmojnë edhe me krahë zhvendosjen e makinave të bllokuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.