Art dhe Kulture

“Ushtria më e madhe në botë” del në ankand

Koleksioni ushtarak me lodra më i madh në botë pritet të dalë në ankand më 28 prill.  250 mijë lodra u gjetë në garazhin e një britaniku 55 vjecar, pak kohë pasi u nda nga jeta për shkak të leucemisë. Krahas ushtarëve, koleksioni gjithashtu përmban një shumëllojshmëri aksesorësh, kala në miniaturë,armë, pemë dhe mjete ushtarake prej plumbi, metali dhe plastike.

 55 vjecari Carmelo Mazzotta nga Bristoli kishte nisur të koleksiononte ushtrinë e tij që në fëmijëri dhe pasionit të tij i dedikoi të gjithë jetën.

U deshën të paktën 9 ditë  për të mbledhur të gjitha pjesët e koleksionit nga punonjësit e shtëpisë së ankandit. “Wessex Auction Rooms” zgjeroi hapësirën e parashikuar vetëm për ta ekspozuar të plotë koleksionin e pazakontë , i cili pritet të shitet mbi 10 mijë paund.Ankandi pritet të tërheqë të interesuar nga e gjithë bota dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.

How to Buy Prescription Medications


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë