Media Galeri

Ushtria greke ngre në spital fushor në Selanik

Forcat e armatosura të Greqisë janë duke ngritur një spital fushor me më shumë se 50 shtretër në qytetin verior të Selanikut si pjesë e planeve për të përballuar rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus dhe shtrimeve në spital.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Alkiviadis Stefanis tha se spitali fushor do të ishte gati deri në fund të javës.

"Ky spital i lëvizshëm po krijohet në rast të një situate veçanërisht të vështirë," tha Stefanis, duke shtuar se ushtria gjithmonë planifikon bazuar në skenarin më të keq të mundshëm.

Spitali fushor duhet të ketë 50 shtretër normalë për pacientët me koronavirus dhe dy shtretër të njësive të kujdesit intensiv.

Të Premten, autoritetet shëndetësore përvetësuan dy klinika private në qytet dhe stafin e tyre për t'u përdorur për të trajtuar pacientët Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë