Ushqim

Ushqimet që pastrojnë arteriet dhe ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës

Arteriet janë enë gjaku që transportojnë oksigjenin dhe lëndë të tjera ushqyese nga zemra në pjesë të tjera të trupit. Arteriet e shëndetshme janë fleksible, të forta, elastike dhe të pastra. Për të pasur një zemër të shëndetshme, duhet të keni edhe arterie të shëndetshme. Nëse arteriet nuk pastrohen, ato mund të bllokohen dhe qarkullimi i gjakut bëhet shumë i vështirë. Bllokimi shkaktohet nga kolesteroli, yndyra, mbetjet qelizore, fibrina dhe kalciumi. Nëse jeni nga ata persona që vuajnë nga problemet e arterieve të bllokuara duhet të mësoni se cilat ushqime të shtoni në dietën tuaj. Këto janë ushqimet që pastrojnë arteriet dhe ju mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Avokado
Studimet kanë treguar se konsumimi ditor i avokados rezulton në kolesterinë të përmirësuar me zvogëlim të triglicerideve dhe LDL-s për rreth 22% dhe 11% rritje në HDL (që ndryshe njihet si kolesteroli i ‘mirë’).
Brokoli
Brokoli është i mbushur me vitaminë K e cila ndihmon në parandalimin e gëlqerëzimit apo forcimit të arterieve.
Farat ‘chia’
Kur përfshihen në ushqim, farat Chia të mbushura me fibra dhe acid alfa-linolenik, mund të ndihmojnë në pastrimin e arterieve duke e rregulluar shtypjen e gjakut, duke e zvogëluar kolesterolin e keq, duke i zvogëluar trigliceridet dhe duke e rritur kolesterolin e mirë. Gjithashtu ndër ushqimet që pastrojnë arteriet janë edhe, Shega,Molla, Shafrani i Indisë si dhe hudhra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë