Lajme

Ushqime të skaduara, bllokohen 2 lokale në Llogara

Kontrollet e AKU-së vazhdojnë në zonat bregdetare dhe sot janë bllokuar dy lokale në Llogara, pasi përdornin produkte të skaduara dhe gatuanin në kushte skandaloze.

“Gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë