Drejtësia

Ushqime në këmbim të votave në Shkodër, SPAK mbyll hetimet për 4 të akuzuarit

Gazeta Si - SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq dosjen ndaj nënkryetarit të FRPD-së Shkodër, Arvit Bushati, si edhe tre punonjës të kësaj bashkie, Ergys Ivziku, Petrit Dyli dhe Mhill Volaj të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Nga hetimet, ka rezultuar se të pandehurit kanë kryer veprime konkrete, të cilat kanë mbetur në fazën e tentativës, me qëllim dhurimin e të mirave materiale në këmbim të votës për një kandidat të caktuar politik, pjesëmarrës ne zgjedhjet lokale të muajit maj 2023.

Tre punonjësit e bashkisë ranë në prangat e policisë, pasi u kapën duke transportuar me furgon 50 qese me ushqime, për t’i shpërndarë te qytetarët për përfitime elektorale.

Në kërkim u shpall edhe Arvid Bushati, si porositës i pakove ushqimore, i cili rezulton me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve në këtë bashki.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë