Futboll

Uruguai shpallet kampion bote për 20-vjeçarët, mund Italinë në finale

Gazeta Si – Uruguai është shpallur kampion bote për 20-vjeçarët. Skuadra amerikano-jugore ka mundur 1-0 Italinë në finale dhe ka ngritur lart trofeun në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Argjentinë.

Nga finalja Uruguai-Itali, 1-0. Gazeta Si, 12 qershor 2023

Finalja është vendosur nga një gol i shënuar 4 minuta para fundit nga Lucicano Rodriguez, i cili sapo ishte kthyer nga skualifikimi, ndërkohë që është grumbulluar edhe trajneri Marselo Bielsa në kombëtaren A. Me një gjuajtje me kokë në një goditje këndi ai i dha trofeun skuadrës uruguaiane, duke legjitimur superioritin e saj në finale.

Uruguaji i trajnerit Marselo Broli fiton kështu titullin kampion bote për 20-vjeçarët në tentativën e tretë. Një humbje e dhimbshme, por e paevitueshme për Italinë, pasi kundërshtari krijoi më shumë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë