Lajme

Urdhri i Farmacistëve letër qeverisë: Të ulet marzhi i tregtimit të barnave

Në një letër të drejtuar ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryeministrit Edi Rama, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka kërkuar që të hiqen disa kritere për hapjen e farmacive, ku ndër to është edhe kërkesa që në farmaci duhet të qëndrojë pronari i farmacisë apo edhe kërkesa tjetër që ka të bëjë me uljen marzhi i tregtimit të barnave.

Sipas Urdhërit, "asnjëherë nuk u ndërhy për marrjen e masave për parandalimin e tyre, asnjëherë nuk u ndërhy kur problemet në këtë sektor filluan të japin pasojat e tyre negative e për pasojë, sot situata është agravuar si rezultat i kompleksitetit të problematikave dhe efektit domino të tyre". Urdhërit të Farmacistit, problematikat kryesore aktuale në sektorin farmaceutik janë:

  1. Heqja e kritereve për hapjen e farmacive;
  2. Heqja e kriterit pronar i farmacisë farmacisti;
  3. Licencimi i farmacive pranë QKB-së;
  4. Ulja e marzhit të tregtimit të barnave;
  5. Krijimi i rrjeteve farmaceutike;
  6. Marrëdhëniet korruptive mjek-importues-shpërndarës farmaceutik.
  7. Mospërfaqësimi institucional;
  8. Monopolizimi i sistemit farmaceutik;
  9. Ekzistenca e konfliktit të interesit;
  10. Mos përcaktimi i orarit të shërbimit farmaceutik;
  11. Mungesa e një tarife shërbimi.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë