Lajme

Urbani përplaset me makinën e Policisë Rrugore, plagosen tre pasagjere

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku autobusi i linjës “Tirana e Re” është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore. Për pasojë janë plagosur tre pasagjere.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 07:25, në rrugën “Dritan Hoxha”.

Siç njofton policia, autobusi i linjës “Tirana e Re”, është përplasur me një mjet të Policisë Rrugore, dhe si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të autobusit kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus.

Bëhet fjalë për shtetaset F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë