Erëra deri në 120 km/orë, shi i madh dhe përmbytje, stuhia tropikale “Nicholas” u forcuasë teprmi në orët e fundit dhe u shndërrua në një uragan, duke u përplasur në bregdetin e Teksasit, SHBA.
Ndërkohë që autoritetet amerikane paralajmërojnë se uragani është kthyer në një kërcënim drejt qytetit të Hjustonit. Kryebashkiaku Sylvester Turner, tha se qyteti është në gatishmëri të lartë.
Autoritetet kanë ngritur barrikada për të penguar vërshimin e ujit në shtëpi dhe kanë aktivizuar zyrën e menaxhimit të emergjencave, duke iu kërkuar banorëve të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Imazhet që vijnë nga Matagorda, në bregdetin e shtetit, janë mbresëlënëse: forca e erës shul çatinë e një pike karburanti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.