Menaxhim

Unioni Turistik letër qeverisë: Rishikoni masat kufizuese, po pengojnë sezonin

Unioni Turistik Shqiptar i ka kërkuar qeverisë që të rishikojë masat kufizuese pasi sipas tij këto masa po bëhen pengesë për mbarëvajtjen e sezonit veror.

 Në një letër që Unioni u ka dërguar autoriteteve dhe konkretisht Ministrisë së Shëndetësisë kërkohet që të zgjerohet fasha orare e lejimit të qarkullimit dhe muzikës si dhe lejimi i eventeve me më shumë se 50 persona.

“Ne përfaqësuesit e sipërrmarjeve private, nën grupimin e Unionit Turistik Shqiptar, shoqata më e madhe e industrisë së turizmit,e cila që nga viti 2005 e në vazhdim përfaqëson mbi 250 subjekte, Operatorë Turistik,Hotele,Agjenci Udhëtimi, Guida, Restorante,Transport turistik, etj,nëpërmjet kësaj letre duam të ju shprehim shqetësimin tonë,i cili ka te bëjë me disa barriera që po bëhen pengesë për mbarvajtjen e sezonit,sic janë; mbajtja në fuqi e orës policore, nga 23:00 deri në orën 6:00,mos lejimi i muzikes në lokale pas orës 22:00 dhe mos lejimi i eventeve mbi 50 persona.
Për shkak të moslejimit të muzikës pas orës 22:00 kemi marre shumë ankesa nga turistët te cilët janë te pakënaqur ngaqë nuk kanë ardhur për tu mbyllur në dhome, po për tu argëtuar.

Me qëllim që turistët të marrin kënaqesinë e pushimeve, sugjerojmë që ky orar të zgjatet deri në oren 24:00 në mënyrë që të mos u shkaktohet mërzitje pasi ora 22:00 nuk mjafton duke pasur parasysh faktin që gjatë periudhës së verës kjo orë është koha që errësohet dhe gjatë dites njerëzit janë në punë dhe darkat ngelen më të frekuentuara nga qytetarët”, thuhet në shkresën e Unionit.

Një tjetër element që operatorët sjellin në vëmendje është ajo për transfertat që bëhen nga aeroporti në hotele apo anasjelltas që janë jashtë orës së lëvizjes së lirë.

“Për shkak të  kufizimit të lëvizjes nga mesnata deri në orën 6 te mëngjesit po krijohen pengesa në mundësimin e shërbimeve të partnereve ndërkombëtare të cilët operojnë me fluturime charter në aeroportin e Rinasit,pasi një numër i ketyre charterave mbërrijne pas orës 12;00 të natës dhe sipas marrëveshjeve, te giithë turistët duhet që të priten ne aeroport nga delegatët e autorizuar prej tyre,te cilët janë shtetas të origjinës se turistëve, që presin,oreientojnë dhe ju japin kontaktet turistëve të tyre për problemet që mund të kenë gjatë qëndrimit në Shqipëri,këto persona udhetojnë me makina që marrin me qera nga aeroporti dhe për në aeroport dhe rregullisht ndalohen nga policia e cila në mjaft raste i ka penalizuar” theksojnë operarorët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë