Biznes

Unioni i eksportuesve: Kriza politike po dëmton eksportet

Eksportuesit janë të shqetësuar për situatën politike në vend. Ata e shohin këtë situatë që po degjeneron dita-ditës si një vlerë të shtuar negative të problematikave që lidhen me sektorin e tyre, kryesisht në vitin e fundit (mungesa e rimbursimit të TVSH-së dhe zhvelërimi i monedhës euro).

Për eksportuesit, kjo situatë sipas tyre me tendenca anarkiste e nxitëse konflikti ka eklipsuar çdo debat dhe proçes në funksion të zgjidhjeve të problematikave të ekonomisë, përmirësimit të klimës së biznesit dhe nxitjes së investimeve e eksporteve.

“Evidentojmë për ilustrim se sipas statistikave, muaji i parë i vitit u mbyll me 7.3% rënie të eksporteve krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2018 – tendencë e cila nëse vijon edhe më tej do impaktojë drejpërdrejtë në moshapjen e vendeve të reja të punës, rënien e investimeve nga sektori më vital i ekonomisë. Gjithashtu, krahas problemeve të zhvlerësimit të euros, mungesës së fuqisë punëtore dhe mosrimbursimit të TVSH-së, po t’i shtohet dhe destabiliteti, do ishte fundi i eksportuesve dhe fasoneve.”- citon Unioni i Eksportuesëve në një deklaratë për mediat.

Përfaqësuesitr e sektorit të eksporteve e konsiderojnë situatën të agravuar dhe mendojnë se goditja e iniciativës dhe e besimit të sipërmarrjes se 'në këtë vend mund të bëhet biznes qetësisht', ku siguria e pronës dhe kapitalit 'nuk rrezikohet nga dinamika rrevulocionare apo zhvleresimi i proçeseve institucionale' do e dëmtojnë drejpërdrejtë dhe në afatgjatë zhvillimin e shpresën për zhvillim të këtij vendi.

“Situata ku prona dhe sipërmarrësit do të jenë të kërcënuar, do bëjë që këta të fundit (vendas apo të huaj) të largohen në mënyrë definitive nga çdo ide e projekt zhvillimi këtu, e madje edhe nga Shqipëria - ndoshta edhe definitivisht(!), nën efektet e idiomës pesimiste se 'ky vënd nuk bëhet'!

Për rrjedhojë edhe Unioni i Eksportuesve Shqiptar u bashkohet gjithë zërave dhe faktorëve politik, institucional, social e mediatik vëndas e të huaj, të cilët kërkojnë që arsyeja, kushtetuta, ligji, dhe institucionalizmi të jenë udhërrefyes në vendimarrjet e qëndrimet politike si e vetmja rrugë që garanton stabilitetin dhe progresin ekonomik të vendit – në emër të të cilit deklarohen të gjitha palët.”- thonë ata.

Eksportuesit kërkojnë që qeveria të ekspozojë realisht pasojat tejet negative tashmë të ndodhura për ekonominë, për eksportet, për investimet e reja me kapital vendas apo të huaj dhe për zhvillimin e vendit në përgjithësi, si dhe të marrë përgjegjësi e angazhim konkret për të gjetur zgjidhje e stabilitet që të mos agravojnë më tej dhe të minimizohen këto pasoja.
.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë