Lajme

“Unaza e Re”, Veliaj: Nuk mbetemi në epokën e gurit!

Pasprotestës së banorëve të “Unazës së Re” ka reaguar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj u përgjigjet banorëve të Astirit, shtëpitë dhe bizneset e të cilëve do të prishen për shkak se ndodhen në gjurmët e projektit të Unazës së Madhe, duke thënë se shanset që projekti të ndalet janë zero, ndërsa familjet që preken do të ketë bonus qiraje.

“99% e njerëzve duan që qyteti të zhvillohet, të rregullohet trafiku. Një pjesë e jona ka parti politike shpellarë që shqyejnë dhe dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet. Shumica e qytetarëve duan që unaza e re të bëhet. Edhe për bulevardin e ri ishte e njëjta parti, shpellarë që shkatërrojnë. Është i njëjti film që e kemi parë dhe ky film përfundon me fitoren e qytetit, të njerëzve të mirë, që duan rendin dhe nuk kanë zaptuar, nuk shqyejnë dhe nuk vijnë nga shpellat. Njerëzit thonë kur të zhbllokohet trafiku te "Shqiponja" do të marrë frymë Tirana. Por çfarë, do të mbetemi në epokën e gurit, se disa njerëz nuk pranojnë dëmshpërblimin?! Nuk ka shans! Shanset janë zero që kjo betejë të ndalet. Kur ka zhvillime, ka disa njerëz që gjenden në situatë të vështirë. Për të gjithë njerëzit që janë prekur do të ketë trajtim edhe më të mirë. Kemi ofruar tre vite qiranë, për ata që nuk kanë asnjë letër që kanë zaptuar tokën e dikujt tjetër në gjurmën e Unazës”, u shpreh Veliaj.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë