Lajme

“Unaza e Re”, Basha: Projekt korruptiv dhe pa asnjë garë

Korruptiv e ka cilësuar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha projektin e qeverisë për ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë.

në Forumin “Studentët për qeverisjen e mirë”, ai kërkoi shpronësim për të gjithë banorët, si një e drejtë që e parashikon ligji.

“Kanë bërë një projekt dhe duan të prishin 370 banesa. Projekti është me tender korruptiv dhe nuk ka pasur garë. 40 milionë euro për 2 km rrugë.

I pyeti njeri banorët dhe inxhinierët? Askush nuk u konsultua. Ligji është shkelur nga të dyja këmbët nga vetë shteti dhe qeveria. Është shkelur ligji sepse shpronësimi i banorëve është i garantuar me ligj”, tha Basha.

Gjatë diskutimi të tij me srudentët, Rama premtoi se do të anulojë ligjin për Arsimin e Lartë sapo të vijë në pushtet.

Ai tha se do dyfishohet financimi për Arsimin e Lartë, “që është çelësi për zhvillimin e çdo vendi. Koha e stazhit për punë të paguhet nga shteti. Do zhduket ligji për Arsimin e Lartë, ishte një dështim. Çdo i ri do ndjekë studimet e larta edhe nëse s’janë paguar tarifat”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë