Futboll

Ultrasit berlinezë, ceremoni mortore para derbit të Lindjes: Me ju futbolli vdes!

Lajpscigu vazhdon të kryesojë Bandesligën, por në ish-Gjermaninë e Lindjes ka polemika. Tifozët e Union Berlinit e akuzojnë Lajpcigun se po fut paratë në mënyrën më të egër në futboll dhe se tradita e vërtetë e futbollit në Gjermani përfaqësohet prej tyre.

Ultrasit e Union Berlinit kanë organizuar një ceremoni mortore simbolike për Lajpcigun pasditen e së shtunës, para ndeshjes që u fitua 3-1 nga të zotët e shtëpisë në “Red Bull Arena” ndaj berlinezëve. Tifozët e Unionit kanë parakaluar drejt stadiumit me një parullë të madhe, ku shkruhej: “Futbolli po vdes në Lajpcig”. Polemikat e tifozëve të Unonin Berlinit lidhen me komercializimin e shfrenuar që po bën Lajpcigu dhe që është krijuar nga hiçi. Ata gjykojnë se është gjithçka artificiale për një klub që mban vendet e para dhe nuk ka asnjë lloj tradite në futboll.

Sektori i miqve në "Red Bull Arena", bosh para nisjes së ndeshjes Lajpcig-Union Berlin. Gazeta Si, 19 janar 2020

Tifozët mbanin në duar edhe kryqe si ata që vendosen mbi arkivolë. Mbi ata ishin shkruar terma si: “Pjesëmarrje”, “Kulturë tifozi”, “Traditë”, “Emocion”, “Futboll real” etj. Kështu, futbolli romantik i historisë është kundër futbollit të sponsorëve të përfaqësuar nga Lajpcigu. Me të mbërritur në “Red Bull Arena”, tifozët e Union Berlinit e lanë sektorin e tyre bosh deri në momentin e vërshëllimës për nisjen e ndeshjes dhe qëndruan në heshtje për 15 minutat e para. Unioni kaloi i pari në avantazh, më pas Timo Verner dhe Sabitzer përmbysën gjithçka, duke “blinduar” vendin e parë në Bundesligë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë