Futboll

Ultimatum nga Madridi për UEFA-n, 5 ditë kohë për të hequr masat ndaj Super Ligës

Organi drejtues i futbollit europian deri në këtë moment ka ngrirë masat kundër klubeve të përfshirë ende në projektin E Super Ligës, por nuk i ka fshirë ato. Një situatë që konsiderohet "përtej statusit të të drejtave dhe kundër principit të konkurrencës së lirë". Dhe ndërkohë Ceferin, presidenti i UEFA-s, rrezikon të akuzohet për mosbindje.

Gjykata numër 17 e Madridit, që po merret me betejën e fortë ligjore dhe komplekse mes UEFA-s dhe Super Ligës, po kërkon me ngulm që të jepet sentenca në një kohë sa më të shkurtër.

Perez, Anjeli dhe Bartomeu. Gazeta Si, 20 shtator 2021

Gjykatësi Manuel Ruiz de Lara sot ka paralajmëruar UEFA-n se ka në dispozizion 5 ditë për të tërhequr të gjitha sanksionet ndaj tre pjesëtareve që janë ende pjesë e Super Ligës, Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit. Sanksione që UEFA i ka ngrirë, por jo fshirë. Sipas materialeve të publikuara nga Gjykata e Madridit, nëse UEFA nuk vepron brenda kësaj jave, presidenti i saj Aleksander Ceferin mund të paditet për krim mosbindjeje.

Gjykata e kishte ftuar UEFA-n të tërhiqte akuzat kundër klubeve të Super Ligës, por, siç shkruhet në njoftim, "nuk rezulton që UEFA të ketë vepruar sipas akordit të arritur më parë".

“UEFA është pozicionuar përtej Statusit të të Drejtave, në promocion të hapur të praktikave që kompromentojnë principin e konkurrencës së lirë. Për ta bërë efektiv akordin mes palëve nuk është i mjaftueshëm pezullimi i dënimit, por është i nevojshëm fshirja e atij vetë. Qëndrimi i procedimit ligjor, edhe pse në një situatë pezullimi të përkohshëm, jep efekt në vetvete ndaj praktikave antikonkurrencë, që akti i dalë nga kjo gjykatë synon të bllokojë”, - shkruhet gjithashtu në njoftimin e Gjykatës së Madridit. Tani topi i kalon UEFA-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë