Lajme

Ulet numri i ndërmarrjeve, rritet investimi i atyreve ekzistuese

Ndërmarrjet që prodhojnë dhe ofrojnë shërbime në Shqipëri knë qenë më pak në numër në vitin 2017 krahasuar me vitin paraardhës. Por ato ekzistueset kanë investuar më shumë dhe kanë realizuar më shumë shitje në periudhën e studimit. Gjithashtu rezulton me rritje edhe numri i të punësuarëve.

Sipas INSTAT Në vitin 2017, operuan 108 mijë ndërmarrje aktive, me 0,8 % më pak krahasuar me vitin 2016, ndërsa numri gjithsej i të punësuarve u rrit me 4,9 %.

Ndërmarrjet kanë realizuar 2.mld lekë shitje neto, me 7,9 % rritje  krahasuar me vitin 2016.

Investimet e realizuara arritën vlerën 231 mld lekë nga 221 miliardë lekë në 2016.

Referuar rezultateve paraprake tëAnketës Strukturore të Ndërmarrjeve, kontributin më të madh në rritjen eshitjeve neto e dhanë prodhuesit e shërbimeve me, të ndjekur nga prodhuesit etë mirave. Gjatë vitit 2017, sektori i tregtisë zë peshën më të lartë të shitjeveneto, i ndjekur nga sektori i ndërtimit. Sektorët me peshën më të vogël janë sektorii akomodimit dhe restoranteve  dhesektori i industrisë nxjerrëse.

Rezulton e njëjta situatë edhe në lidhjeme punësimin. Në rritjen e punësimit, prodhuesit e shërbimeve dhanë kontributinmë të madh. Sektorët me peshën më të lartë të punësimit për vitin 2017 janësektori i tregtisë dhe sektori i shërbimeve të tjera (arsimi dhe shëndetësiaprivate, shërbime administrative, profesionale, shkencore dhe teknike, etj.),të ndjekura nga sektori i industrisë përpunuese.

Sektori me vlerën më të lartë të investimeve të realizuara është ai i energjisë elektrike dhe ujit. Peshën më të vogël të investimeve e zënë sektorët e akomodim dhe restoranteve dhe industria nxjerrëse.

Sektori me numrin më të madh të ndërmarrjeve është ai i tregtisë, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera  dhe sektori i akomodimit dhe restoranteve. Gjatë 2017, sektori i industrisë nxjerrëse pati numrin më të vogël të ndërmarrjeve aktive të cilat zunë 0,5 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë