Treg

Ulet çmimi i naftës në bursë, Ibrahimaj: Shfuqizohet Bordi i Transparencës

Nga Gazeta Si- Bordi i Transparencës nuk do të jetë më në funksion, njoftoi ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së ministrave.

Në komunikim me median Ibrahimaj tha se çmimi i hidrokarbureve prej dy javësh ka ardhur duke u reduktuar.

“Sot do të ndërpresim Bordin e Transparencës që prej disa muajsh është në funksion”, tha Ibrahimaj.

Bordi i Transparencës u rikthye në funksion në mars, kur më datë 20 shpalli edhe vendimin e parë.

“Pasiguria nuk ekziston më dhe mundësia që kompanitë të rrisin çmimet është zero”, tha Ibrahimaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë