Moti

Ulen temperaturat, pritet mot i acartë me reshje shiu dhe bore

Një front i ftohtë arktik do të përshkojë Europën qendrore, ku pritet të japë impakt edhe në Shqipëri, pasi priten reshje shiu dhe bore gjatë ditës së sotme (20 janar 2022) dhe për 24 orët e ardhshme.

E Enjte, 20 Janar 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu të pakta dhe reshje bore në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       -2/7°C

Zona e ulët          -3/14°C

Zona bregdetare  4/14°C

E Premte, 21 Janar 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe reshje bore intesive në zonat malore dhe zonat e ulëta kodrinore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       -2/4°C

Zona e ulët          1/11°C

Zona bregdetare  5/12°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë