Lajme

Ulen ndjeshëm infektimet, asnjë humbje jete nga Covid në 24 orët e fundit

Gazeta Si - Asnjë humbje jete nuk është shënuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 89 raste dhe janë shëruar 179  qytetarë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë, ndërsa janë 3,331 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Janë kryer 321 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 89 qytetarë, në këto bashki:

30 në Tiranë, 10 në Kurbin, nga 9 qytetarë në Kavajë, Lushnje, 8 në Pogradec, 5 në Dibër, 3 në Delvinë, nga 2 qytetarë në Pukë, Mallakastër, Vlorë, Berat, Bulqizë, Gramsh, nga 1 qytetar në Shkodër, Sarandë, Përmet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë