Ne rrjet

Ujmani të quhet Liqeni Trump. Hoti mbështet propozimin e Grenell

Simboli i ndasive natyrore mes Kosovës dhe Serbisë, Liqeni i Ujmanit do të quhet Liqeni Trump. Propozimi, i cili u hodh fillimisht nga i dërguari Special i presidentit amerikan për Kosovën, Richard Grenell, është mirëpritur dje nga kryeministri Avdullah Hoti.

Për kreun e qeverisë së Kosovës, emërimi i liqenit, i cili ishte edhe temë kyçë në bisedimet tre paleshe në Shtëpinë e Bardhë,  vjen “në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Beogradit dhe Prishtinës".

 “Në shenjë nderimi për rolin e saj vendimtar për lirinë, pavarësinë dhe njohjen e shtetësisë së Republikës sonë anekënd botës, ne i kemi pagëzuar sheshet më të bukura të qyteteve tona me emrat e personaliteteve më të shquara të Shteteve të Bashkuara Amerikës, si: Presidenti Klinton, Xhorxh Bush, Senatori Bob Dol, Sekretarja Medlin Olbrajt etj”, ka thënë Hoti përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Komenti i tij vjen pasi Grenell ka thënë se si pala kosovare, ashtu edhe ajo serbe janë pajtuar që Liqeni i Ujmanit ta ketë emrin, Liqeni Trump.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1309193794391339008?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1309193794391339008%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.evropaelire.org%2Fa%2F30856532.html

“Si mund të quhet një liqen i përbashkët midis Kosovës dhe Serbisë? Kjo ka qenë çështje serioze, pavarësisht kompromisit të krijuar nga Shtetet e Bashkuara për të nisur një studim fizibiliteti për të krijuar më shumë vende pune në rajon… prandaj të dyja palët janë pajtuar për një emër të ri: Liqeni Trump”, ka thënë Grenell, përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Studimi i fizibilitetit në Liqenin e Ujmanit është vetëm një prej pikave të marrëveshjes së 4 shtatorit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë