Futboll

Uest Hemi kampion i Ligës së Konferencës, në Pragë festojnë anglezët

Gazeta Si – Një gol i Bouen në fundin e ndeshjes ka çuar në ekstazë anglezët e Uest Hemit, të cilëve u mungonte suksesi europian prej 24 vitesh. Fiorentina ka humbur finalen e dytë në pak ditë, pas asaj të Kupës së Italisë.

Finalja e Ligës së Konferencës, e zhvilluar në Pragë, u mbyll me fitoren 2-1 të Uest Hemit ndaj Fiorentinës. Ai që dërgoi në ‘ferr’ italianët dhe anglezët në ‘parajsë’ ishte Bouen, autori i golit të dytë për skuadrën e trajnerit Devid Mojes. Festa ishte e gjitha për anglezët, që ngritën trofeun në qiell.

Ndeshja u zhllokua në pjesën e dytë, me anglezët fituan një penallti që u kthye në gol nga Benhrama. Fiorentina bareazoi shumë shpejt me Xhek Boanventurën dhe kur dukej se dy skuadrat do t’u drejtoheshin shtesave, Bouen realizoi golin e dytë dhe të fitores për Uest Hemin.

Biragi i gjakosur merr ndihmen mjekesore. Gazeta Si, 7 qershor 2023

Në pjesën e parë, kapiteni i Fiorentinës, Kristiano Biragi, u ça në kokë nga një send i hedhur nga tifozët e Uest Hemit, teksa po bëhej gati të ekzekutonte një goditje këndi. Lojtari i gjakosur mori ndihmën mjekësore, ndërsa arbitri ndërpreu lojën për disa minuta dhe kërkoi që spikeri i stadiumit të bënte thirrje për qetësi. Në atë moment në fushë u hodhën gota plastike.

Para ndeshjes ndërkohë në Pragë pati edhe përplasje fizike mes dy tifozërive, duke e bërë situatën të tensionuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë