Futboll

UEFA vendos, kompeticionet evropiane mbyllen në dy javë

Emergjenca koronavirus kërkon reflektime në futboll në dy pika kryesore: atë të kampionateve kombëtare e atë të kupave evropiane. Pas ndalesës në Champions e Europa League, që erdhi me vonesë nga ana e UEFA, tani po studiohet si e kur të përmbyllen dy kompeticionet evropiane më prestigjioze. Në këtë këndvështrim, Corriere dello Sport raporton zhvillime pozitive pas mbledhjes së djeshme mes UEFA, ECA (shoqatës së klubeve evropiane) e European Leagues, që përfaqëson ligat kombëtare.

Prioriteti mbetet për të përfunduar kampionatet kombëtare, gjithsecili në mënyrën që preferon, por me një afat kohor përtej së cilës nuk mund të kalohet: gjysma e korrikut. Në këtë pikë, ambicia  është që të rifillojnë Champions e Europa League, duke i strukturuar si Evropianë të vegjël: një formulë që i lejon  të mbyllen në vetëm dy javë.

Në këtë pikë sezoni 2019/20 do të përfundonte zyrtarisht në gusht, pushimet e lojtarëve  do të ishin të sigurta – ndoshta duke sakrifikuar ndonjë turne veror – edhe pse rinisja e sezonit 2020/21 nuk mund të vonohet më shumë, pasi në verën e vitit 2021 pritet të luhet Evropiani i ri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë