Futboll

UEFA shtyn finalen e Champions dhe Europa League

Pas një mbledhjeje të fundit, UEFA vendosi shtyrjen e 3 finaleve të 3 kompeticioneve të ndryshme europiane të futbollit për klube. Duke marrë parasysh situatën emergjente të shkaktuar në gjithë botën prej koronavirusit, UEFA sot ka vendosur të shtyjë në një datë tjetër finalet e Champions League, Europa League dhe Champions League për femra.

UEFA nuk ka dhënë data zyrtare, por burime të gazetave spanjolle në organin më të lartë të futbollit evropian thonë se finalja e Champions League do të luhet më 27 ose 29 qershor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë