Futboll

UEFA propozon formatin për kualifikueset dhe ndeshjet shtesë për Botërorin 2026

Gazeta Si – UEFA do ta këshillojë FIFA-n që të përdorë një format për kualifikimin e 16 skuadrave europiane për Kupën e Botës 2026 të ndarë në dy faza: faza e grupeve dhe ndeshjet shtesë.

Faza e grupeve konsiston në formatin tradicional, me ndeshje në shtëpi dhe në transfertë për 12 grupe me nga 4 ose 5 skuadra. Ndeshjet zhvillohen mes marsit dhe nëntorit 2025. Skuadrat fituese të 12 grupeve kualifikohen direkt për në Kupën e Botës 2026, kurse 12 skuadrat e klasifikuara të dytat të marrin pjesë në ndeshjet shtesë.

Kupa e Botes 2026 zhvillohet ne SHBA, Kanada dhe Meksike. Gazeta Si, 28 qershor 2023

Këto të fundit, sipas UEFA-s, duhet të zhvillohen në mars 2026, me 16 skuadra. Përveç 12 skuadrave të dyta në grupe, do të seleksionohen edhe 4 skuadrat fituese të grupeve të Ligës së Kombeve 2024/25, që e kanë mbyllur fazën kualifikuse europiane në vend të parë ose të dytë.

Ndeshjet shtesë do të luhen në gjysmëfinale vajtje-ardhje, të pasuara nga finale vajtje-ardhje brenda të njëjtit sesion të ndeshjeve ndërkombëtare. Për 16 skuadrat që marrin pjesë në ndeshjet shtesë do të ketë një short në 4 grupe me nga 4 skuadra secili.

Në çdo rast, Shqipërisë i duhet të renditet në dy vendet e para në grup në kualifikueset e Botërorit, ose Ligën e Kombeve, për të shpresuar për pjesëmarrjen e parë në histori në një Kupë Bote.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë