Futboll

UEFA Europa League ngre siparin

Nga Gazeta Si – Faza e ligës në UEFA Europa League kthehet për sezonin e dytë me 9 ndeshje sot dhe 9 të tjera të enjten më 25 Shtator.

Nottingham Forest rikthehet në arenën europiane përballë Real Betis, Fenerbahçe udhëton drejt Zagrebit për t’u përballur me Dinamon dhe Aston Villa pret Bologna-n, në startin e fazës së Ligës.

  • Kalendari i të mërkurës
    PAOK vs M. Tel-Aviv (18:45)
    Midtjylland vs Sturm Graz
    GNK Dinamo vs Fenerbahçe (21:00)
    Real Betis vs Nottingham Forest
    Braga vs Feyenoord
    Crvena Zvezda vs Celtic
    Freiburg vs Basel
    Nice vs Roma
    Malmö vs Ludogorets

– Ndeshjet kryesore
Real Betis vs Nottingham Forest
Antony është përballur 7 herë me Nottingham Forest kur luante për Manchester United dhe ka fituar 6, përpara se të transferohej te Sevilla.

GNK Dinamo vs Fenerbahçe
GNK Dinamo priti Fenerbahçe-n në ndeshjen hapëse të Europa League në sezonin 2018/19 duke fituar 4-1.

Statistika të tjera
– Një ish-kampion europian përballet me një tjetër, në transfertën e Celtic ndaj Crvena Zvezda-s, takimi i parë zyrtar që prej Nëntorit të vitit 1968.

– Dy herë finaliste Roma e nis fushatën kundër Nice, skuadër me të cilën nuk është përballur më parë në kompeticionet e UEFA-s.

– Braga pret dy herë fituesen e trofeut, Feyenoord. Trajneri Robin van Persie është përballur dy herë me portugezët në këtë kompeticion si lojtar.

  • Kalendari i të enjtes
    Lille vs Brann (18:45)
    Go Ahead Eagles vs FCSB
    Rangers vs Genk (21:00)
    Salzburg vs Porto
    Aston Villa vs Bologna
    Ferencváros vs Viktoria Plzeň
    Young Boys vs Panathinaikos
    Stuttgart vs Celta
    Utrecht vs Lyon

– Ndeshjet kryesore
Aston Villa vs Bologna
Bologna nuk ka fituar asnjëherë ndaj një skuadre angleze në kompeticionet e UEFA-s (1 barazim, 3 humbje).

Rangers vs Genk
Rangers i kishte fituar të 7 ndeshjet e mëparshme në shtëpi kundër skuadrave belge në kupat e Evropës, përpara se të mposhtej nga Club Brugge në playoff-in e Ligës së Kampionëve këtë Gusht.

Statistika të tjera
– Celta Vigo rikthehet në garat europiane për herë të parë që prej sezonit 2016/17 duke vizituar Stuttgart.

– Në atë edicion, spanjollët arritën deri në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni.

– Salzburg pret dy herë fituesen Porto. Samu shënoi 6 gola në 9 ndeshje në Europa League për klubin portugez sezonin e kaluar.

– Go Ahead Eagles debutojnë në fazën e Ligës në Europa League përballë FCSB.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë