Politike

Basha strukturave të PD: Të gjithë pranë njerëzve, të shmangen daljet publike

Në kushtet e gjendjes së emergjencës, pas tragjedisë së 26 nëntorit, zbulohet një udhëzim i kryedemokratit Lulzim Basha për të gjitha strukturat e partisë që drejton.
Mësohet se prej dy ditësh, lideri demokrat, Lulzim Basha, ka udhëzuar intensifikimin e pranisë në terren të të gjithë grupit të ish-deputetëve, kryesisë dhe sekretariatit të partisë, por këtë radhë me një porosi jo të zakonshme për një parti politike.
Pas ngritjes së grupeve të koordinimit për të 6 zonat e prekura më rëndë nga tërmeti, Basha ka kërkuar prej tyre është që të takohen qytetarët e prekur nga tërmeti, të evidentohen nevojat që kanë, për t’ju ardhur në ndihmë.
Porosia e pazakontë në këtë udhëzim,është kërkesa për të shmangur protagonizmin dhe daljet publike të koordinatorëve demokratë me qëllimin për t’i vënë të gjitha energjitë në funksion të qytetarëve.
“Qëllimi nuk është të përdorim politikisht fatkeqësinë e madhe që na ka ndodhur, por t’u vijmë në ndihmë qytetarëve, prandaj, duhet të shmanget çdo dalje publike apo reagim personal, që mund të merret si përdorim politik i fatkeqësisë”, thuhet në udhëzim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë