Të gjithëve na pëlqen të udhëtojmë, aq më tepër kur bëhet fjalë për të eksploruar në vende të ndryshme të botës. Shpesh në pamundësi ekonomike, joshemi duke i parë përmes fotove. Por të njëjtën gjë nuk mund të themi 64-vjeçarin Babis Bizas nga Greqia, i cili nisi aventurën e tij në vitin 1976, kur ai ishte vetëm 19 vjeç.
Gjatë gjithë këtyre viteve, ai ka udhëtuar në 195 shtete, madje disa vende ai i ka vizituar edhe nga dy herë.
Çiklisti pretendon së është njeriu që ka udhëtuar më shumë nëpër botë. Babis Bizas, nga Arta në Greqi, filloi të udhëtojë nëpër botë që nga koha kur ishte student dhe që atëherë ai nuk ka ndaluar asnjëherë.
Arsyeja që e motivon 64-vjeçarin për të udhëtuar, thotë së është kurioziteti.
“Fillova të udhëtoja kur isha student, e nisa këtë aventurë duke vizituar vendet më të afërta me Greqinë, Bullgarinë dhe Turqinë. Një vit më vonë unë e kuptova që kam humbur vitin në Universitet pasi kisha bërë shumë mungesa, pas kësaj nuk kisha arsye më për t'u kthyer sërish në Universitet. Kështu që vendosa të shkoja në Azi, Afganistan dhe Pakistan.
Bizias thotë se kur ngeli pa para, filloi punë në një anije greke të ankoruar në portin Colombo në Sri Lanka dhe lundruan në Afrikë dhe Amerikë. Pak vite më vonë “qejfliu i udhëtimeve” e kuptoi se duhej të ndiqte një karrierë që do ta lejonte të udhëtonte aq sa ai dëshironte.
Kështu që ai nisi punë si ciceron në një agjenci turistike, ku organizonte udhëtime për grupe të vogla. Udhëtimin e parë me grupin ai e realizoi në Kamboxhia dhe Vietnam. Deri në vitin 2004 ai kishte vizituar 195 shtete, ku i fundit ishte Timori Lindor.
Sot Bizas ende udhëton për rreth 300 ditë në vit dhe është gjithashtu një nga pak njerëzit në tokë që ka vizituar Polin e Veriut dhe Jugut.
"Kur mbarova të gjitha vendet, mendova me vete, çfarë duhet të bëj tani? Unë duhet të shkruaj një libër, ose të vazhdoj udhëtimin", thotë Bizias.
'Natyrisht unë zgjodha një të dytë - por këtë herë kam kërkuar për të vizituar vendet më gjerësisht.
Për shembull, unë shkova për herë të katërt në Ishujt Solomon. Unë në përgjithësi zgjedh për të vizituar vende për udhëtarët e veçantë si unë, pasi unë dua të mësoj rreth kulturës dhe traditave”, shprehet 64-vjeçari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.