Bota

Udhëtimi i parë i presidentit kinez Xi Jinping në Tibet

Një vizitë pothuajse e fshehtë. Por me një ndikim të fortë politik. Të enjten, presidenti kinez, Xi Jinping shkoi në Tibet për herë të parë që kur u shenjtërua në krye të pushtetit në vitin 2013.

Me ardhjen e tij të papritur, presidenti padyshim donte të nënvizonte “lidhjen e pazgjidhshme” midis Rajonit Autonom dhe Kinës, me Pekinin si mbajtësin e vetëm të fatit të ardhshëm të Majës të botës.

Kjo është vizita e parë e një presidenti kinez prej vitit 1990. Lideri i fundit kinez që e vizitoi para 30 vitesh, ishte Jiang Zemin.

Xi para së gjithash inspektoi punimet e linjës së re hekurudhore me shpejtësi të lartë e destinuar të bashkojë Tibetin me Sichuan, provinca kineze që “mbështetet” dhe është porta natyrore për pjesën tjetër të vendit.

Siç ishte zakon dikur i Mao-s, Xi – me veshje tradicionale prej timonieri të ri – u nis për të drejtuar një tren përgjatë pjesës tashmë të përfunduar.

Pranë tij, Liu He, këshilltari për ekonominë dhe Zhang Youxia, nënkryetar i Komisionit Ushtarak (vetë Xi është udhëheqësi suprem), një mënyrë për të nënvizuar rrugët e së ardhmes që Tibeti mund të ndiqte: qeveria qendrore, apo edhe kontroll më i rreptë ushtarak.

Në Lhasa, kryeqyteti i Tibetit, presidenti i lejoi vetes një shëtitje përgjatë rrugës tregtare që mbikëqyr Potalan, pallatin – tani një muze – nga ku sunduan rimishërimet e njëpasnjëshme të Dalai Lamas për shekuj, deri në arratisjen e të fundit, Tenzin Gyatso, i katërmbëdhjeti në radhë dhe udhëheqësi aktual shpirtëror i Tibetianëve, në mërgim që nga viti 1959 në Dharamsala, Indi. Xi u “njoh” dhe u prit me thirrje të përsëritura “përshëndetje”.

Por arteria qendrore e qytetit të vjetër në videot që qarkulluan, nuk dukej shumë e mbushur me njerëz. Tibeti mbetet ende një vend misteresh dhe surprizash të mundshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë