Futboll

Udhëtimi do vazhdojë përgjithmonë! ‘Muri i verdhë’ godet sërish me koreografinë

Gazeta Si – Spektakolare koreografia e ultrasve të Borusia Dortmund, ashtu siç dinë të bëjnë vetëm ata. Kur lojtarët e Borusias dhe Çelsit po hynin në fushën e ‘Signal Iduna Park’, i mbushur me më shumë se 80.000 tifozë, një koreografi e mrekullueshme tërhoqi vëmendjen.

Në qendër të ‘Murit të verdhë’ dukej një gjysmë globi dhe një person, i cili qëndron me shpinë nga tribuna jugore. Ai supozohet se përfaqëson një tifoz të Borusia Dortmundit, mban një çantë shpine të zezë me mbishkrimin ‘Südtribüne Dortmund’.

Vërtet goditëse. Në anën e majtë të çantës ka një kanaçe birre, kurse në të djathtë duket se mban dy objekte të ngjashme me pishtarin, që mund të jetë lëndë piroteknike.

Poshtë tifozit të Borusias, në një pankartë e zezë, me ngjyrë të verdhë shkruhet: "Dhe ia vlente të qëndroja pranë jush çdo herë…" Më poshtë, në sfondin e verdhë, me të zezë shkruhet me gërma të mëdha: "Udhëtimi do të vazhdojë përgjithmonë."Ç

Në thelb, tifozët e Borusias me këtë koreografi gjigante për ndeshjen e Championsit me Çelsin kanë dashur të thonë: ‘Ne qëndrojmë gjithmonë pas klubit, pavarësisht se ku shkon”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë