Lajme

U vodh në Greqi, gjendet gomonja e braktisur në Bistricë

Një gomone e deklaruar e vjedhur në ishullin Paxos të Greqisë është gjetur sot e braktisur në lumin Bistricë.

Sipas Policisë së Sarandës, mjeti lundrues mund të jetë vjedhur nga persona ende të panjohur, e ka mundur të mbërrijë deri në hapësirën detare shqiptare një natë më parë.

Paraprakisht mësohet se brenda gomones nuk kishte asgjë të dyshimtë, pasi brenda ajo ishte bosh.

Vlen të përmendet se autorët e kanë ngritur mjetin lundrues në kaskadën e lumit Bistricë, gati 2.5 metra e lartë, mes rrymave të ftohta të lumit, duke kaluar në një rrugë tepër të vështirë dhe të rrezikshme.

Policia vijon hetimet, ndërkohë që pronari i mjetit, një shtetas italian kishte njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se ka vënë në dispozicion një shumë prej 2.000 eurosh për gjetjen e gomones dhe 3.000 euro për gjetjen e personit që e ka grabitur atë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë