Futboll

U tërhoq në qershor, Luis Enrike rikthehet në krye të Spanjës

Luis Enrike kthehet në krye të kombëtares së Spanjës. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, në një konferencë shtypi të organizuar sot në Las Rozas. Rubiales ka anashkaluar të gjitha kritikat për largimin e Robert Morenos, zëvendësuesit të Luis Enrikes që e kualifikoi Spanjën në Euro 2020. Ai zëvendësoi Enriken në qershor, kur trajneri u tërhoq për shkak të sëmundjes së vajzës Xana, e cili humbi jetën në moshën 9-vjeçare nga një tumor.

"Ky projekt lindi me Luis Enriken, deri në Katar 2022, - është shprehur Rubiales në konferencë. – Që në momentin e tërheqjes së Enrikes thamë se dyert për rikthimin e tij ishin të hapura, sapo ai të ndihej gati. Kemi qenë transparentë me të gjithë”, - ka saktësuar më tej presidenti i Federatës së Spanjës.

Luis Enrike, trajneri i Spanjës. Gazeta Si, 19 nëntor 2019

Kohët e fundit ka pasur opinione të ndryshme në Spanjë sa i takon drejtimit të ekipit kombëtar, ku të shumtë janë ata që mendojnë se duhet të vazhdojë Robet Moreno, i cili ka bërë një punë shumë të mirë me “furitë e kuqe”. Për këtë arsye, rikthimi i Enrikes është shoqëruar edhe me disa kontestime.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë