Lajme

U përdhunua nga roja i shkollës, PD: Besa Shahini të dorëhiqet

Partia Demokratike kërkoi dorëheqjen e Besa Shahinit me argumentin se ajo nuk reagoi ndaj rastit të 15 vjeçares së përdhunuar nga një roje shkolle.  

“Besa Shahini nuk mund të fshihet pas shkarkimit kaq të vonuar të drejtorit të shkollës. Fatkeqësisht, nuk është rasti i vetëm që shkollat e shndërruara në organizata të Partisë Socialiste, fshehin dhe lejojnë abuzimet me fëmijët për të mos dëmtuar besueshmërinë e qeverisë dhe të partisë që i ka emëruar pa asnjë meritë”, tha Albana Vokshi.

“Vetëm vitin e fundit, në Kavajë një vajzë 14-vjeçare u abuzua seksualisht, u shantazhua me video intime nga 8 adoleshentë për një kohë të gjatë. Ministrja e Arsimit heshti.

Në Fier, një rrjet i tërë mësuesish dhe drejtuesish të shkollës “Jakov Xoxa”, fshehën  abuzimin seksual të dy mësuesve me nxënëset e tyre të mitura...

Në Delvinë, një mësues dhunoi seksualisht nxënësen 11 vjeçare në shkollën e fshatit Kalasë. Çfarë bëri qeveria e Edi Ramës dhe e Besa Shaninit? Mësuesi monstër u trasnferua nga një shkollë në tjetrën. Asnjë masë kundër tij, ndërkohë që raportohen edhe të paktën 3 raste të tjera abuzimi seksual me të mitura nga ana e tij…

Në Tepelenë, një mësues 63 vjeçar u akuzua për ngacmime seksuale me të paktën dy nxënëse në shkollë…”, rënditi Vokshi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë