Njerez

U kërkonte fansave foto nudo, You Tube penalizon këngëtarin

YouTube ka vendosur të fshijë kanalin e këngëtarit Austin Jones pasi ai kërkoi të shkëmbente imazhe dhe video me përmbajtje seksuale me vajza nën moshë.
Këngëtari mori edhe një “lum” kritikash edhe në rrjetet sociale.

26 vjeçari u arrestua në vitin 2017 dhe u akuzua për posedim të imazheve të pahijshme të fëmijëve. Ai kishte fituar më shumë se gjysmë milioni abonentë në YouTube duke ngarkuar versionet e mbuluara të këngëve hit.

Por ai u akuzua për shkëmbimin e imazheve dhe videove seksualisht të qarta me vajzat minorene mes viteve 2010 dhe 2017. Dokumentet e gjykatës thanë se kishte biseda me gjashtë vajza të ndryshme 14 dhe 15 vjeçare.

Gjatë një bisede me një adoleshente, thuhet si ai i ka kërkuar ta provojë nëse ajo ishte fansja e tij më e madhe, duke i dërguar video nudo.

Ai gjithashtu u kërkoi fanseve të tij të regjistronin video ku shfaqeshin duke bërë kërcime provokuese. Ndërsa këto video më pas u publikuan në rrjetet sociale.

Ai u shpall fajtor për akuzat më 1 shkurt dhe do të dënohet në maj.
Prokurorët kërkuan që ai të merrej menjëherë në paraburgim, por gjyqtari e lejoi atë të qëndrojë në liri me kusht, me qëllim që ai mund të shkojë në një qendër psikiatrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë