Ka ndodhur

U kapën me rreth 1 ton marijuanë në det, 3 skafistët nga Vlora mbeten në burg

Gazeta Si - Tre skafistët vlonjatë të arrestuar, pasi u kapën me rreth 1 ton marijuanë në brigjet e Jonit në kuadër të operacionitt “Syri”, janë lënë në “arrest me burg” nga Gjykata e Vlorës.

Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 21 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç dolën këtë të mërkurë para Gjykatës së Vlorës. Ata u kapën me 992 kilogramë marjuanë 13 milje larg Vlorës në një operacion të përbashkët me Guadia di Finanzan.

Si pasojë e operacionit është shpallur në kërkim edhe një person tjetër, Gregor Likaj. Ndërkohë, nga ana e Guardia di Finanza janë vënë në pranga 2 ukrainas, të cilët morën drogën nga shqiptarët, duke e shkëmbyer në det.

Sasia prej 992 kilogramësh ishte e ndarë në 153 pako të mbështjella me plastmasë ndërsa mbi paketim kishin shenja të ndryshme.

Sipas policisë italiane, sasia e drogës së bllokuar në Galipoli, në rast se do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 10 milionë eurove.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë