Ngjarje

Video/ Llogaria e 1 ton marijuanë të kapur në det, trafikantët do fitonin 10 milionë euro

Gazeta Si - Nëse sasia e lëndës narkotike prej 1 ton marijuanë të kapur në brigjet e Jonit në Vlorë, do të hidhej në treg, narko-trafikantët do të fitonin rreth 10 milionë euro.

Operacioni ndërkombëtar që çoi në arrestimin e tre skafistëve vlonjatë dhe dy marinarëve ukrainas, ka qenë tejet i sofistikuar nga Guardia di Finanza.

Autoritetet italiane, në bashkëpunim me policinë shqiptarë, kanë sekuestruar 153 thasë me marijuanë që po udhëtonte drejt Italisë.

Nga ky operacion u seksuestruan 3 skafet me të cilat dyshohet se lënda narkotike është transportuar deri në thellësi të detit Jon, ku është dorëzuar në anijen velierë në ujërat e Santa Maria di Leuca në Leçe.

Në pranga kanë rënë: Arbër Saraseli  31 vjeç, Saverjo Imeraj 21 vjeç, Qemal Pekmezi 19 vjeç, të tre banues në këtë qytet Vlorë. Në kërkim është shpallur Gregor Likaj 33 vjeç po banues në Vlorë.

Ndërkohë skafistët ukrainas të arrestuar ishin Bychkovi Serhii, 43 vjeç dhe Senkevych Serhii, 62 vjeç.

Këta të fundit, pasi morën “mallin” në mes të detit nga shqiptarët, udhëtuan drejt brigjeve të Salentos me ngarkesën e marijuanës të mbushur në një varkë me vela.

Operacioni antidrogë nisi mbrëmjen e të dielës në brigjet e Santa Maria di Leuca, kur një helikopter, i cili kreu fluturimin për llogari të Frontex (Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare), vuri re tre skafe në detin Jon, të cilët shkarkonin qindra thasë në një varkë me vela.

Ndërsa anija me vela, në të cilën ndodheshin dy shtetasit ukrainas, u ndalua nga mjetet e policisë financiare të Galipolit me një sasi të madhe droge, tre shqiptarë u bllokuan nga autoritetet lokale, pasi u kthyen në shtëpi.

Në bordin e anijes, e cila më pas u dërgua në portin e Città Bella, u gjetën 992 kilogramë, të ndarë në 153 pakosecila me peshë nga 6 deri në 8 kilogramë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë